21 October 2014

“ Nata e bardhe Naimiane "

                                                                             


 “ Nata e bardhë Naimiane “ u organizua në qytetin e luleve në Përmet në kuadër të 114 vjetorit të vdekjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri, organizuar nga shoqata atdhetare mbarëkombëtare kulturore “ Vëllezërit Frashëri “. Aktivitetet për poetin e madhë të rilindjes kombetare shqiptare kanë nisur me veprimtari, homazhe në shtëpinë e vëllezërve  Frashëri në Frashër të Përmetit për tu vendosur më pas në qytetin e Përmetit. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe sesioni shkencor me temë : Naim Frashëri shëmbëlltyrë ndriçuse  e Rilindjes Kombëtare, emblema simbolizuese që u riktheu identitetin shqiptarëve dhe kombit. Gjithashtu nxënës të shkollave Përmet, Tiranë, Prizren, Rahovec, Suharek, Prishtinë , Tetovë dhe Ulqin u përfshinë në një konkurs të fjalës artistike me krijime të Naim  Frashërit.
Në fund Shoqata atdhetare mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri ka ndarë edhe tituj nderi për emra të njohur të fushës së shkencës, arteve, sportit. Kështu janë nderuar me tituj nderi Dritëro Agolli, Rexhep Qose, Kristo Frashëri si dhe futbollisti i shquar i kombëtares  Lofrik Cana. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetesuar disa gjuhë si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Me 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.Ndërkohë humbi jetën në 20 Tetor  të 1900 në Erenqoj të Stambollit.  

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete