23 September 2014

Gjuha Blu zgjeron territorin



"Gjuha blu" zgjeron territorin e saj në rrethin e Gjirokastrës. Prej 20 ditësh ajo tashmë gjendet prezentë edhe në bagëtinë që disponojnë qytetarët e Libohovës. Humbja apo prekja nga virusi e 2-3 bagëtive në ditë po kthet në një kosto të rëndë për xhepat e qytetarëve të cilët bagëtinë e kanë të vetmen mënyrë jetese. E vetmja shpresë për ta është ndihma e shteti, pasi "gjuha blu" për ta është krejtësisht e pa njohur.
"Gjuha blu" një sëmundje orgjina e së cilës vjen prej vendeve afrikane prej gati 1 muaj e gjysëm ka prekur edhe Shqipërinë. Ky infeksion i cili fillimisht u bë prezentë në jug të vendit në Rethin e Kolonjës, tashmë po përhapet me shpejtësi edhe në veri të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë deri tani janë prekur rreth 1200 bagëti ndërkohë pritet që ky numër të rritet cdo ditë. “Gjuha blu” klasifikohet si virus i llojit Orbivirus dhe deri më tani janë regjistruar rreth 26 tipologji llojesh të këtij virusi. Përhapja e tij kryhet ekzkluzivisht me anë të insekteve pickuese si mushkonjat. Simptomat më të shpeshta që shfaqen tek kafshët e prekura nga ky virus janë temperaturë e lartë, rrjedhje nazale dhe çalim. Ndërsa dëmet fizike, karakteristike të sëmundjes, janë ulçerat në gojë, në zonën e hundës dhe të buzëve, cianozë në mukozën e kafshës, edemë dhe hemoralgji në sistemin koronar. Vdekshmëria tek bagëtitë e prekura mund të jetë tepër e lartë, sidomos në zonat që kjo sëmundje nuk është shfaqur më parë.Sëmundja e “gjuhës blu” nuk i prek njerëzit, pra nuk është ngjitëse, por ajo mund të transmetohet nëpërmjet konsumit të mishit apo qumështit. Specialistët e bujqësisë lëshojnë apelin për të gjithë fermerët të mos i therin kafshët, pasi kjo do të shkaktonte përhapje të sëmundjes.

No comments:

Post a Comment