06 June 2014

Gjirokastër, Bamir Topi optimist për marrjen e statusit



“Jam optimist ndaj statusit kandidat  për  Shqipërinë, forca jonë politike e vlerson marrjen e këtij vendimi” ka deklaruar nga Gjirokastra Kryetari i Frymës së re Demokratike Bamir Topi I cili zbriti në qytetin e gurtë në një takim me mbështetësit e vetë.
Ky vendim sipas z.Topi përbën një cast lumturie për cdo shqiptarët duke shpresuar që Shqipëria të shkojë drejt një statusi definitiv të cilën duhet ta kishte marrë prej kohësh. Po sipas tij politika shqiptare është ende problematike e për këtë duhet të punojë shumë në mënyrë që të paraqitemi si qytetarë të denjë europian, ndërsa për opozitën ai tha se është në duart e një njeriu të vetëm që dikur ka qenë kryeministri i këtij vendi dhe kryetari i mazhorancës.Në zgjedhet parlamentare te 23 qershorit partia e Topit në Gjirokastër pati rezultate mjaft zhgënjyese.

No comments:

Post a Comment