12 May 2014

Festa e midhjes ne sarande



Saranda ka festuar në orët e mbrëmjes të së premtes, Festën e Midhjes të sezonin e 3-të. Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Sarandës e cila, është promotore e promovimit të midhjes si një produkt të rrallë ujor e cila rritet në Liqenin e Butrintit dhe që konsiderohet nga vendasit, si mbretëresha e Sarandës.
Festimet janë karakterizuar me veprimtari shlodhëse, argëtuese e kreative me lojëra masive, show e spektakle ofruar për qytetarët sarandiot dhe turistët që kanë zgjedhur ta vizitojnë Sarandën në këtë ditë që po këthehet në traditë. kryebashkiaku i Sarandës Stefan Cipa, ka gjetur rastin të falenderojë komunitetin sarandiot, i cili i’u bashkua këtij evenimenti dhe njëkohësisht premtoi se këtë vit, Saranda do të ketë më tepër pushues se vitin e kaluar.Për nder të festës së midhjes një kuzhinë është ngritur në mes të panairit, në çadrat buzë detit në shëtitoren e bukur të Sarandës. Produktet e embla, të kripura, nën magjinë e aromave u gatuan nga guzhinjerë të shumtë para syve te vizitorëve të panumërt të cilët shijuan pa fund ushqimet e shijshme.Në këtë aktivitet nuk munguan dhe opinonet e qytetarëve të cilët shpreheshin të kënaqur për mikrofonin e Televizionit Kanal 7.

No comments:

Post a Comment