13 February 2014

Tepelenë, fëmijët kalojnë mbi një tel për të shkuar në shkollë

                                                                                 

Rreth 15 fëmijë të fshatit Kallëmb të Tepelenës, nxënës të shkollës 9-vjecare Nimete Progonati dhe shkollës së mesme Sali Nivica për të shkuar në shkollë në Memaliaj çdo mëngjes u duhet të bëjnë akrobaci në këtë tel mbi lumin Vjosë. Kjo është e vetmja mënyrë që u shkurton atyre rrugën prej 3 km, e cila edhe pse është shumë e rrezikshme përbën alternativën e vetme për ta për të arritur në kohë në shkollë.Pavarsisht vëshirësisve që paraqet kalimi i lumit Vjosë me këtë tel, fëmijët e fshatit Kallëmb janë të detyruar të paguajnë dhe  200 lekë të reja vajtje-ardhje për trasportin me këtë mjet. Ata kërkojnë ndërtimin e një ure e cila do ta lehtësonte rrugën e tyre.
Por pavarsisht kërkesave , vetë banorët ndihen të harruar nga shtetit. Gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit si element për të mbledhur votat u investuan miliona lekë për ndërtimin e një rrugë nga ushtria rreth 3 km, e cila pas një muaji përfundoi e gjitha në Vjosë.Ky tel është e vetmja gjurmë e një investimi të nisur në 1990 për ngritjen e një ure që nuk u realizua asnjëherë. Por për këta “akrobatë” synimi është të kalojnë Vjosën, të paktën derisa në verë të ulet edhe niveli i lumit, ku fëmijët lehtë e kalojnë atë me lundër.

No comments:

Post a Comment