05 February 2014

Mbi faturimi i faturave te energjise elektrike

                                                                         
Banoret  e zones se minoritetit ne Gjirokaster po ankohen per mbi faturim te faturave te CEZ ne menyre te paspjegueshme pasi sipas tyre eshte e pamundur qe familje ku jetojne vetem te moshuar te kene nje shtim te konsumit te energjise elektrike .Problemi i faturimit duket se ne kete zone nuk shqeteson nje apo dy familje por nje numer te konsiderueshem familjesh te cilat muajt e fundit po perballen me fatura te kripura te enegjise elektrike. kjo zone njihet si zona me korekte ne pageesen e faturave te energjise elektrike por mbi faturimimi eshte nje abzim per ta qe nuk mund ta pranojne.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të përdorë një mënyre të re për verifikimin e energjisë së faturuar në rastet kur konsumatorët ankohen. Ekspertë të CEZ shpërndarje thanë se janë detyruar që nga numri i madh i deklarimeve për mbifaturim të instalojnë sistemin dhe aparatin e quajtur PDA. Qëllimi kryesor është rishikimi i matësit dhe ballafaqimi me vendimin e faturuesit."Kompania CEZ shpërndarje që prej tre muajsh ka filluar fotografimin e matësave për të gjithë ata abonentë të cilët paraqesin ankesë në qëndrat e kujdesit ndaj klientit në lidhje me saktësimin e leximit të matësave të tyre. Ky verifikim tani bëhet në mënyrë automatike, nëpërmjet një pajisjeje PDA ku lexuesit  janë të detyruar ti bëjnë foto gjendjes aktuale të konsumit të energjisë elektrike. Më pas këto matësa merren dhe verifikohen .Të dhënat nga CEZ tregojnë se që prej 2007-ës numri i ankesave për mbifaturim janë shtuar ndjeshëm.

No comments:

Post a Comment