08 January 2014

Gjirokastër, shërbimi spitalor në 100 ditë

                                                                           

Mungesa e mediakmenteve, higjena ne spital dhe shërbimi ndaj pacintëve janë probleme të cilat kanë gjetur zgjidhje në 100 ditët e para të menaxhimit të ri të punës në spiatlin Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër. Drejtori i këtij spitali Armand Mamani bëri me dije se menjëherë është zgjidhur problem serioz I furnizimit me barna. Po sipas tij problemet në një institucion si spitali rajonal janë të shumat e nuk mund të zgjidhen në një 100 ditë pasi nevojiten fonde të shumta, përmendet këtu gjendja e mjeruar e maternitetit të qytetit.Vetë pacientët në këtë spital shprehen të kënaqur nga shërbimi dhe puna e mjekëve.S
pitali Rajonal Omer Nishani ndryshe nga shume qytete të vendit disponon një godinë gjigande e cila shfrytëzohet vetëm në 70 % të saj. Edhe pse janë bërë investime në një pjesë të godinës vitet e fundit si spital rajonal i cili mbulon Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj dhe Përmet nevojiten vëmendje dhe fonde të të konsiderueshme për ta renditur këtë spital ndër më të mirat.Shërbimi spitalor në 100 ditët e para të punës të spitalit Rajonal Omer Nishani është përmirësuar dukshëm. Kjo vërehet në zgjidhjen e disa prej problematikave që rëndom ndeshej në ambjenetet spiatalore sic mungesa e medikamenteve , shiringave dhe antibiotikëve dhe serumeve bën të ditur drejtori i spitalit.

No comments:

Post a Comment