29 July 2013

Historia e 27 vjecarit,Trajtimi i te semureve mendore


Ky është Taulanti 27 vjecar. Ai jeton në këtë dhomë me përmasa 1.5 me 2 metër cka për familjarët e tij, është hapësira ku duhet të qëndrojë në kushtet e sëmundjes që përjeton që kur ka lindur. Ai nuk dëgjon, vecse shikon, nuk shijon asnjë ushqim vecse konsumon dhe më keq akoma, përbën rrezik për bashkëmoshatarët e vet apo dhe për banorët e fshatit Luftinjë në rrethin e Tepelenës. Drama që përjetojnë prindërit dhe vëllai i tij, është mjaft e madhe dhe aq më keq akoma, e pambarimtë. Familja Sinademi, jeton me 12 mijë lek të ardhura mujore që sigurohen nga pensioni që i është lidhur
Taulantit dhe nga pensioni i parakohshëm i të zonjës së shtëpisë. I zoti i shtëpisë Avdulla Sinademi, është personi që prej 27 vitesh, përkujdeset cdo ditë, orë dhe minutë për të birin e tij fatkeq. Kjo pasi e shoqja e tij prej lindjes së Taulantit, ka fituar edhe ajo një sëmundje të pashërueshme. Kalvari i vuajtjeve për këtë familje, është i gjatë dhe pa mbarim. Me ato pak të holla që sigurojnë, katër pjestarët e familjes, nuk shtyjnë dot muajin dhe rjedhimisht, banorët e fshatit, i ndihmojnë nga pak me ushqime. Kjo edhe nga frika pasi në të kundërt, djali i sëmurë, zbret në fshat, can izolimin e vendosur nga prindërit dhe shndërrohet në kërcënim real për jetët e banorëve të zonës. Mjaft herë prindërit e Taulantit, kanë përdorur metoda të ndryshme rrethanore duke e lidhur me zinxhirë, për të rikthyer në izolim, birin e tyre. Megjithatë, episodet, fatmirësisht, nuk janë shoqëruar me pasoja tek banorët.Izolimi i fëmijëve të sëmurë mendorë, është një dukuri që është shfaqur në disa fshatra në jug të vendit katër vjet më parë. Rasti i parë, ka qenë në fshatin Matohasanaj po në Tepelenë, ku një djalë 20 vjecar, qëndronte i lidhur me zinxhirë dhe i izoluar nga anëtarët e tjerë të familjes, në kasollen e bagëtive dhe kjo, pasi prezenca e tij në publik, përbënte rrezik. 

No comments:

Post a Comment