26 June 2013

Problematika e 23 Qershorit


Qarku i Gjirokastrës mund të themi se gjatë një proçesi të rëndësishëm siç janë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ,duhet thënë që ka treguar një qytetari të pashembull, përpos incidenteve të vogla që nuk ndikuan në proçes. Në orët e para të mëngjesit  policia raportonte se proçesi i shpërndarjes së bazës materiale  kishte  ecur normal dhe pa probleme në 95% të qendrave të votimit. Më pas gazetarët raportonin për një incident në qendrën 42-42/2.
Kryetari i komisionit u shpreh për mediat se një përplasje mes dy përfaqësuesve ,shkaktoi tension për disa minuta ,po sipas tij problem në këtë qendër ishin edhe votuesit e komunitetit rom, që kërkonin të votonin familjarisht.Në orën 11:00 policia nëpërmjet një konferencë për shtyp të transmentuar Live nga Tv Channel 7, raportonte se nuk ka pasur asnjë problem gjatë nisjes së proçesit të votimit në të gjithë qarkun.Më pas po nga policia vinin raportimet se është ndërhyrë në dy qendra votimi me kërkesë të komisionit e saktesisht në qëndren e komunës Piskov 41-39 jashtë qendrës së votimit dhe një ndërhyrje në Këlcyrë në qendrën 41-65 ,pas një goditje me grushta te një prej komisionerëve . Këto incidente edhe pse sporadike nuk ndikuan ne proçes. Në vijim proçesi u shpërngul në KZAZ ku do të niste edhe numërimi i votave.Në pritje të kutive nga qendrat e votimeve raportoheshin probleme në Cepo e Jorgucat ku problem pothuajse ishte i njejte :probleme me kodet e sigurisë.Procesi i numërimit, edhe pse nisi me mjaft vonesë vijoi normalisht ,për të shënuar më pas edhe një incident të rradhës, ku u desh edhe ndërhyrja e policisë në KZAZ 78 ,gjithçka e ndjekur dhe e transmetuar Live nga Tv Channel 7.Më pas po Live në Channel 7 ,zëvendës drejtori i policisë Robert Shamo tha për Tv Channel 7 se këto situata nuk do te lejohen të përsëriten më dhe se policia ka qenë në lartesinë e duhur.Përpos gjithë problematikës së sipërpërmendur mund të themi se zgjedhjet e 23 qershorit  kaluan të qeta me një qytetari të reflektuar te çdo votues.

No comments:

Post a Comment