20 June 2013

Marrje ne dorezim e qendrave te votimit


Qendrat e votimit dhe numërimit të votave do të merren në dorëzim ditën e shtunë nga policia.Zëdhënesi i policisë së qarkut të Gjirokastrës Z.Gentian Mullai,u bëri me dije nëpërmjet medias të gjitha bizneseve se duhet të marrin masat për të larguar automjetet ,pasi në zonat që do të jetë qendra numërimi të votave apo qendra e votimit do të largohen të gjitha automjetet .
Policia bëri thirrje që gjithçka të kalojë normalisht gjatë këtij proçesi të rëndësishem siç është zgjedhjet parlamentare.Policia e qarkut të Gjirokastrës,do të jetë prezent për të monitoruar një proçes normal dhe pa incidente.

No comments:

Post a Comment