15 May 2013

Arrestohet autori i vrasjes ne Permet


Zbardhet vrasja e shtetasit Andi Naçi Arrestohet autori i vrasjes shtetasi Jetjon Veizi, i dënuar më parë për vjedhje , vjedhje me dhunë e armë të një shtetaseje dhe një shtetasi  në Tiranë si dhe për  vjedhje me armë të kazinove në Tiranë.Gjatë arrestimit  autori shkëmben zjarr me policinë dhe më pas plagos me thikë në dorë një prej punonjësve të policisë .Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e krimit  pistoletë , dy thika të mëdha , një çekan , një kaçavidë dhe një maskë.Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datën 13.05.2013 , ku në hyrje të qytetit të Këlcyrës u vra me armë zjarri pistoletë shtetasi Andi Naçi nga një shtetas i cili pas krimit u larga ju informoj se:Pas një pune intensive të zhvilluara nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Polciisë së Qarkut Gjirokastër si dhe nga efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet , më datën 14.05.2013, rreth orës 22.00, Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet  në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i punës  hetimore dhe profesionale të bërë gjatë 24 orëve pasi ndodhi ngjarja , kanë marrë bërë të mundur evidentimin e vendndodhjes së autorit të vrasjes së shtetasit Andi Naçi dhe menjëherë kanë bërë  rrethimin e vendit ku ndodhej autori ku ka rezultuar se:Mbrapa fushës së Sportit të qytetit Këlcyrë , në një parcelë të mbjellë me pemë po lëviste shtetasi i dyshuar si autori i vrasjes së shtetasit Andi Naci.Efektivat e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalojë por shtetasi Jetjon Veizi , ka hapur zjarr drejt forcave të policisë të cilat i janë kundërpërgjigjur me zjarr.Shtetasi Jetjon Vizi pasi i kanë mbaruar fishekët ka tentuar të largohet me vrap por nuk ka mundur ti shpëtojë rrethimit të Policisë .Në momentin që forcat e policisë janë afruar për të prangosur  shtetasin Jetjon Veizi, ky i fundit  ka sulmuar forcat e policisë me dy thika të mëdha  që mbante në dorë duke plagosur në dorë jashtë rrezikut për jetën njërin nga punonjësit e Policisë.Shtetasi Jetjon Veizi është prangosur nga forcat e policisë dhe gjatë arrestimit ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë  me të cilën shtetasi ka vrarë shtetasin Andi Naçi, dy thika të mëdha , një çekan , një kaçavidë  dhe një maskë.Shtetasi Jetjon Veizi është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe gjatë veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas ka dashur që fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve , por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mudur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm shtetasin Andi Naçi , pasi drejtuesi i taksisë kur ka parë që  ky shtetas ka mbushur  pistoletën për herë të parë dhe nuk i shkrepi ka ndezuar makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyryar shtetasin Jetjon Veizi të zbresë në ecje e sipër nga automjeti.Autori i vrasjes pas krimit është fshehur në mal dhe gjatë ditës së djeshme ka tentuar të largohet për në fshatin Fratar të rrethit Përmet pasi ai është dhe fshati i tij i lindjes  dhe ka shtëpinë e vjetër të prindërve aty me qëllim që të fshihej.Në përfundim të veprimeve të para hetimore Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:Jetjon Veizi, i datëlindjes 1987, lindur në Përmet e banues në Tiranë.Ky shtetas është dënuar tre herë  për vjedhje dhe ishte i shpallur edhe në kërkim pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë Arrest me burg , pasi ky shtetas në vitin 2012 ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës varesen e floritit nga qafa një shtetaseje .Gjithashtu në vitin 2012 ky shtetas nën kërcënimin e armës ka vjedhur me dhunë një shtetas në Tiranë, si dhe po ky shtetas ka vjedhur me armë një kazino në Tiranë.Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të “Vrasjes mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese”,  si dhe të “Armbajties pa leje”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78,79,22 e 278 të Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.


           

No comments:

Post a Comment