07 January 2016

Akuza ndaj policisë së Gjirokastrës: Janë rrahur të pranojne fajin

Arrestimi i dy te rinjve per vjedhjen e nje shume te konsiderueshme parash ne nje lavazho ne Gjirokaster bërë publik nga policia vetëm një ditë më parë ka sjelle reagimin e familjareve te dy vellezerve te akuzuar nga policia. Nena e dy vellezerve te shoqeruar, Merita Kuci, shprehet per tv channel 7, se policia i ka ndaluar djemte e saj si dhe punetorin e tyre rreth 20 dite pas ngjarjes, nderkohe qe deklaron se leket e pretenduara si te sekuestruara nga policia, jane dorezuar prej saj pasi jane terhequr nga depozita ne emer te saj prane nje banke te nivelit te dyte. Kuci tregon se djemte jane detyruar te pranojne nje veper penale pas dhunes se ushtruar ne ambientet e policise se Gjirokastres.Ushtrimin e dhunes e konfirmon edhe nje prej vellezerve Kuci, pikerisht  Ermiri. Ne mikrofonin e tv channel 7 ai shpjegon se megjithese eshte arrestuar se bashku me vellain dhe punetorin e tyre, eshte lene i lire pa asnje shpjegim edhe pse eshte dhunuar gjate marrjes ne pyetje pa pranine e nje avokati.Familjaret e djemeve te arrestuar, kerkojne zbardhjen e ngjarjes dhe lirimin sa me te shpejte te djemve te akuzuar.

15 December 2015

perplasjet ne keshill bashkiak i gjirokastres

Keshilli i bashkisë zhvilloi mbledhjen e funditë këtij viti i cili u shoqërua me shumë debat që në momentin e pare . Temë debati ka qenë edhe dhënia e titujve të nderit është dhënë pa miratim të këshillit të bashkisë. Sipas përfaqësuesit të këshilltarëve të djathtë Roland Bejko tha ky këshill ka rënë.Një tjetër cështje e nxehetë ka qenë edhe cështja e dhënies së bursave një cështje e cila është kërkuar të shoqërohet me më shumë dokumentacion për të parë meritën epërfituesve.Plani i zhvillimit ishte nje tjeter cestje e debatuar e cila sipas këshilltarëve të djathtë  nuk përmbante elementë për zhvillimin e sportit dhe kulturës ,por mbi të gjitha duhet të jëtë një plan i integruar dhe ti shmangen disa kritere dhe detyrime që vijnë nga mbrojtja e ambjentit

30 October 2015

Gjirokastra e të Gjithëve

Piktori Gjirokastrit Thimjo Fili erdhi sot për qytetin e gurtë në ekspozitë e 10 të tij Gjirokastra e të Gjithëve  me 24 piktura të zhanerve të ndryshme . Në ceremoninë e inagurimit merrnin pjese autoritete lokale si Prefekti Bime ,Kryebashkiakja Rami si dhe artiste të qytetit te gurtë . Prefekti Bime e quajti të rëndësishëm kontributin e piktorit Fili për qytetin e gurtë në 10 ekspozitat e tij.Edhe për bashkiaken Rami kontributi i piktorit Fili është një gurë themeli i rëndësishem për artin e qytetit të gurtë.Vet piktori Thimja Fili shprehet i kenaqur që në ekspozitën e tij të 10 vjen me elementë të vecantë të këtij qyteti të mahnitshëm në peisazhe shumë ngjyrshe por edhe në portrete apstrakte të kompozuar nga autori. Piktori Fili në pikturën e tij Gjirokastrën mund ta shohi vetëm të bukur dhe aspak të rrenuar, pasi Gjirokastra është e të gjithëve dhe mund të jetë vetëm e bukur .10 ekspozita artistike përkushtuar qytetit të Kadaresë ,Musine Kokalarit e shumë Gjigandëve të historisë sonë janë pak dhe shumë njëkohësisht pasi arti i piktorit Thimjo Fili ka sjelle një Gjirokastër të pakarahasueshme me askënd . Në pikturën e piktorit Fili ky qytet nuk është vetëm gri por i Magjishëm .


17 October 2015

"Mos hesht"

Mos hesht " Një sipërmarrje aktivitetesh ndërmarrë nga OSBE për ti thënë stop dhunës ndaj grave në Gjirokastër morri përmasa edhe më të medha nën pjemërrjen e disa autoriteteve të larta si Robert Ëillton zv amabasdor i OSBE_se, Deëi van de Ëeerd ambasadore e mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Cako, Kryetarja e bashkisë Zamira Rami ,prefekti Flamur BIme si dhe deputeti Vangjel Tavo .Të gjithë sëbashku mund ta ndalojmë dhunën në familje si një plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare tha kryetarja e bashkisë Gjirokastër znj Rami.Më konkret e me shifra të frikshme të dhunës në familje në shqipëri ishte Robert Ëillton zv amabasdor i OSBE_se 1910 viktima të dhunës në familje janë gra dhe 108 fëmijë dhe sipas tij statistikat janë vetëm maja e ajsbergurt pasi problemi i vërtët qëndron te fakti se 9 nga 10 gra nuk e denoncojnë dhunën.Ndërkohë për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit z Çako dhuna në familje mund të ndalet vetëm nëse bashkpëpunojnë të gjithë faktorët ,për këtë arsye ai bëri thirrje se nëse shihni një moment dhune mos neglizhoni por denoncoheni.

29 September 2015

Çelet panairi i Trashëgimisë Artizanatit dhe turizmit

Pasditen e djeshme u cel zyrtaisht panairi i Trashëgimisë Artizanatit dhe turizmit ku marrin pjesë artizanë nga të gjitha viset Shqiptare . Pas prerjes së shiritit në mënyrë simbolike kryetarja e bashkisë Zamira Rami e vlërësoi këtë panair si një dëshmi e dashurisë që duhet të kemi për traditat tona.Në panairin e trashëgimisë mund të gjesh vlera të vërteta të trashëgimisë tonë punimë unike në dorë duke nisur nga qëndismat apo deri tek punimi i drurit dhe gurit por pa haruar edhe glikot karakteristike për të cilat shquhet Përmeti .Panairi i Trashëgimisë Artizanatit dhe turizmit do të zgjasë 3 ditë dhe dhe do të shoqërohet me mjaft aktivitete të tjera ku në qëndër është tradita Gjirokastrite.

30 July 2015

Përmet, asgjesohen 534 rrënjë hashash

Fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike nuk ka të ndalur në Qarkun e Gjirokastrës. Gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e djeshme në rrethin e Përmetit policia lokale njofton për asgjesimin e 534 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sativa. 

324 rrënjë bimë narkotike u evidentuan gjatë kontrollve të ushtruara në fshatin Zhepovë, në vendin e quajtur "Arat e Abazit". Ndërkohë 90 rrënjë hashash janë asgjesuar në vendin e quajtur "Rrahu i Hasanit" më fshatin Vërcishtë si dhe 120 rrënjë në vendin e quajtur "Përroi i Sinjës" në territoret e fshatit Mican. Të njëjtat burime bëjnë me dije policia po punon punën pët identifikimin dhe kapjen e kultivuesve, ndërkohë materialet në ngarkim të kësaj cështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike", vepër kjo parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.Duket se operacjonet kundër kultivimit dhe trëgtimit të bimëve narkotike janë intesifikuar ndjeshmë kohët e fundit. Vetëm gjatë muajit korrik blutë e Qarkut të Gjirokastrës kanë asgjesuar një shifër rekord prej 11 076 rrënjë hashash.